Si ta mbajmë trurin të shëndetshëm dhe aktiv?

Për vite me radhë, deri vonë, shkencëtarët kanë supozuar se struktura e trurit të njeriut të rritur është e pandryshueshme. Mendohej se truri, njëherë i zhvilluar në fëmijëri, nuk kishte më aftësinë e zhvillimit ose rigjenerimit. Por studimet e reja me numër të madh në sferën e neuroshkencës vërtetojnë të kundërtën.

Sot ka gjithnjë e më shumë prova që truri ka aftesi të plasticitetit dhe neuroplasticitetit, që nënkupton aftesinë e rrjeteve nervore në tru për të ndryshuar dhe riorganizuar, domethënë vjen deri tek lidhjet e reja neuronike në tru.

Gjithashtu , plasticiteti i trurit e mundëson përshtatjen, rritjen dhe rigjenerimin e qelizave nervore, neuroneve, në të gjitha moshat, gjithashtu edhe pas dëmtimit të të njëjtit.

Parashtrohet pytja, a mund të bëjmë ose më mirë, çka mund të bëjmë për shëndetin e trurit dhe si ta mbajmë trurin të shëndetshëm dhe aktiv.

Gjithsesi se mundemi, edhe ate shumë, si në aspektin shëndetsor ashtu edhe për ta aktivizuar dhe pët ta përforcuar aktivitetin e tij.

Sot egzistojnë teknikat dhe ustrimet e shumta për ta mbajtur aktivitetin e trurit në nivel.

Gjithashtu, mënyra jonë e jetesës ëshë një nga faktorët kyç si për shëndetin e trurit ashtu dhe për kthjellësinë intelektuale.

Në vazhdim po radhisim disa këshilla :

  • Të ushqyerit – ushqimet që duhet konsumuar për përmisimin e funksioniminit dhe shëndetit të tij janë:
  • Yndyrat e shëndetshme (omega 3) që gjenden tek ushqimet si:peshku, salmon, ara, badema,fara lini, vaj ulliri, avokado,e të tjera.
  • Frutat e malit, boronicat, manaferrat e të tjera.
  • Perimet sidomos ata me gjethe jeshile (lakër, brokuli, lulelakër)
  • Melmesat dhe barishtet, sidomos, xhinxhër, kurkumë
  • Drithrat integrale dhe fibrat
  • Çokollata me përqindje të lartë të kakaos – çokollata e zezë
  • Hidratimi- pini sa më shume ujë ose çajra bimorë pa sheqer 1.5 deri 2 litra në ditë
  • Mbroni veten nga lëndimet
  • Gjumë i mjaftueshëm, 8 orë në ditë
  • Aktivitet fizik: ushtrime fizike, ecje të shpejtë, çiklizëm, shëtitje në natyrë, puna në oborr e të tjera.
  • Qëndroni në ajër të pastër
  • Shoqërohuni
  • Punësoni trurin tuaj duke bërë aktivitete më kërkuese, të tilla si: enigma, lojë, detyra logjike matematikore, zgjidhja e fjalëkryqeve
  • Mësoni aftësi dhe shkathtësi të reja
  • “Stresoni” trurin tuaj duke provuar gjëra të reja dhe ndryshe nga të zakonshmet
  • Mësoni një gjuhë të huaj
  • Provoni ti bëni gjërat me dorën jo dominante, shembull: nëse shruani me dorën e djathtë provoni me të majten dhe e kundërta
  • Mëso përmendësh tekstin e këngës
  • Trajnoni pamjet periferike
  • Pikturo, vallëzo, lexo, gatuaj – bëji gjërat që të bëjnë të lumtur

Super Yoga për trurin: vetëm 3 minuta çdo mëngjes për fuqinë maksimale të trurit!

Super Joga e trurit është një metodë e njohur shkencërisht që do të ndihmojë në forcimin e funksionimit të trurit tuaj dhe rritjen e zgjuarsisë dhe qartësisë. Është një teknikë e thjeshtë, e zhvilluar nga mjeshtri Choa Kok Sui,e cila e rrit dukshëm aftësitë intelektuale dhe përmirëson shumë kujtesën dhe përqendrimin.

Gjithashtu, e ul stresin psikologjik dhe mundëson qëndrueshmëri psikologjike.

Rezultati është kujtesa më e mirë dhe kreativiteti më i lartë.

Më e mira nga të gjitha, super joga e trurit mund të mësohet shumë lehtë dhe mjaftojnë vetëm tre minuta në ditë. (Shënim: ky është një ushtrim shumë i thjeshtë, por ju lutem mos harroni: kryeni atë me rrezikun tuaj).

Nuk preferohet tek njerëzit që kanë problem shëndetësore me zemrën.

Tek pacientët me Alzheimer, të moshuarit që vuajnë nga humbja e kujtesës dhe fëmijët në shkollë, praktikimi i dukshëm ka ndikuar në përmisimin e kujtesës dhe funksionimit të trurit në përgjithësi.

Ju gjithashtu mund të shikoni një klip të ri nga CBS News ( Super Brain Yoga), ku kjo teknikë shpjegohet nga mjekët, të cilët ua rekomandojnë pacienteve të tyre, si dhe, dhe mësuesve dhe nxënësve para se të fillojnë me mësimin.

Si të kryeni super yoga të trurit: udhëzime hap pas hapi

Do të ishte ideale nëse do të ushtronit në mëngjes. Kryeni shtatë hapat e mëposhtëm:

  1. Hiqni të gjitha bizhuteritë dhe qëndroni në këmbë.
  2. Gjuha është në majë të zgavrës, prapa dhëmbëve (sikur do të thonit “la”). Pra, aty të jetë gjatë gjithë kohës të ushtrimit.
  3. Kapni majën e veshit të djathtë (bulën e veshit) me dorën tuaj të majtë. Gishti i madh duhet të jetë përpara, thoji i gishtit nga jashtë.
  4. Tani kapni majën e veshit të majtë (bulën e veshit) me dorën tuaj të djathtë. Gishti i madh duhet të jetë përsëri përpara. Në këtë pozicion, shtypni butësisht të dy llapat e veshit në të njëjtën kohë. Është e rëndësishme që dora juaj e majtë të jetë në gjoks dhe e mbuluar me dorën tuaj të djathtë.
  5. Merrni frymë me hundë dhe ngadalë uleni poshtë.
  6. Mbajeni frymën dhe nxirrni frymën vetëm kur filloni të ngriheni në një pozicion në këmbë.
  7. Përsëritni 15 deri në 21 ulje.

Mos harroni, ju duhet të mbani veshët dhe ta keni gjuhën në majë të gojës , aty ku fillojnë dhëmbët, gjatë gjithë kohës që ushtroni.

Ju sygjërojmë të shihni ushtrimin para se ta provoni ta bëni

www.youtube.com – Super Brain Yoga