Mindfulness

Mindfulness (ose në përkthimin shqip: ndërgjegjësimi i përqëndruar) është një mjet jashtëzakonisht i fuqishëm që na mundëson të përvetësojmë një mënyrë të re të të menduarit, shkencërisht të vërtetuar që ka ndikim të qëndrueshëm në rregullimin e stresit dhe ankthit duke nxitur ndjenjën gëzimit, paqes të brendshme dhe vetëbesimit.

INTENSIV MINDFULNESS

Kjo metodë konsiderohet shumë efektive sepse na mundëson kthimin tonë në rrjedhën e jetës dhe inicon kontaktin tonë me mençurinë dhe gjallërinë. Mindfulness është aftësia për të qenë i pranishëm dhe i vetëdijshëm për atë që po ndodh në momentin e caktuar duke na mundësuar të lidhemi mendërisht dhe emocionalisht me përvojat e përditshme, të këndshme apo të pakëndshme.

PËRFITIMET NGA PRAKTIKIMI I MINDFULNESS-it JANË TË MËDHA!
Mbi 1000 ( një mijë) studime të ndryshme shkencore kanë verifikuar se Mindfulness ka një ndikim tejet pozitiv në përditshmërinë tonë.

Vërtetohet se MINDFULNESS ndikon në:

Mindfulness hap rrugën drejt Mirëqënjes të përgjithshme (WELLBEING)!

Raste studimi dhe rezultatet e arritura

Është vërtetuar se Mindfulness ndikon në trashjen dhe aktivizimin e regjioneve të korteksit të lidhura me vetëdijen emocionale dhe menaxhimin e emocioneve (Tang dhe bashk., 2015)

Hulumtimet kanë treguar se vetëm pas 2 javësh të praktikimit të Mindfulness- it, rritet ndjenja e mirëqenies, zvogëlohet rraskapitja emocionale në punë dhe madje edhe rritet kënaqësia si rezultat i punës (Hulsheger dhe bashk., 2012).

Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se meditimi Mindfulness ndryshon kiminë e trurit. Tek individët të cilët meditonin për 30 minuta çdo ditë, një skanim MRI tregoi një rritje në hipokampusit (një zonë e trurit në lidhje me kujtesën dhe të mësuarit) dhe një rënie të materies gri në amigdala (Studimi i botuar në revistën Psychiatry Research 2011).

Në hulumtim, 93% e drejtuesve konfirmuan se trajnimi Mindfulness i ndihmoi ata në krijimin e inovacioneve, dhe pothuajse 70% në mendimin strategjik (Institute for Mindful Leadership Survey).

Hulumtimi, se si ndikon praktika e Mindfulness dhe meditimit në nivel gjenetik ka zbuluar se me kalimin e kohës ai në mënyrë efektive “fik” gjenet përgjegjëse për rritjen e sekretimit të hormoneve të stresit, të cilat mund të rrisin presionin e gjakut, të shkaktojnë tension të muskujve dhe të dobësojnë sistemin tonë imunitar (Harvard Medical School, 2009).

Përvoja Mindfulness do të thotë të jesh i pranishëm në jetën tënde dhe të njohësh çdo moment siç është në të vërtetë – me gjithë sfidat, gëzimet dhe hidhërimet e tua.

Nëse praktikoni Mindfulness, do të mësoni të jeni më të vetëdijshëm për atë që po ndodh në përditshmërinë tuaj, në momente të caktuara, në një mënyrë më pak gjykuese dhe me më shumë dhembshuri. Ju do të jeni më të vetëdijshëm për trupin tuaj dhe do të luftoni më pak kundër tij dhe kundër mospranimit të vetëvetës.
Mindfulness do të thotë të kultivosh një qëndrim më empatik dhe bujar ndaj vetvetes dhe ndaj mendimeve, ndjenjave dhe ndjesive trupore që ndodhin nga momenti në moment. Ai kultivon qetësinë dhe gatishmërinë për të pranuar gjithçka ashtu siç është dhe për të qenë i vetëdijshëm për atë që po vjen dhe po shkon. Dhe kjo çon në një kuptim të qartë të pikave tona të forta dhe një ndjenje stabiliteti lidhur me çdo gjë që na rrethon.

Që nga viti 1979, Dr. Jon Kabat-Zinn dhe kolegët e tij në Klinikën për reduktim të stresit pranë Universitetit të Masaçusetsit, e zhvilluan programin Mindfulness –Based Stress Reduction ( MBSR ) , fillimisht për të trajtuar pacientë kronikë të cilët nuk kishin asnjë përmirësim me trajtimet tradicionale. Sot, MBSR ofrohet si program në shumë spitale, klinika, qendra shëndetësore, shkolla, qendra arsimore dhe korporata në mbarë botën.

Për shkak të numrit të madh të përfitimeve që sjell, sot Mindfulness praktikohet dhe promovohet çdo ditë nga shumë njerëz të famshëm dhe atletë duke përmendur disa prej tyre:

Oprah Winfrey, Arianna Huffington, Lebron James, Novak Djokoviç, Madonna, Jeff Weiner, Paul Mccartney, Michael Jordan, Bill Gates, Tim Ferris, Katy Perry, Martin Scorcese, George Lukas dhe të tjerë.

Kompanitë që praktikojnë Mindfulness si një strategji menaxhimi janë me një numër të konsiderueshëm por në 4 kompanitë më prestigjioze përfshihen: Goldman Sachs, Google, Chanje dhe Intel. 

Përmes programeve tona profesionale dhe interaktive, ju do të mësoni njohuri dhe teknika praktike të provuara nga Mindfulness për të menaxhuar më mirë dhe më lehtë mendimet dhe emocionet tuaja dhe të përdorni potencialin tuaj të plotë në punë dhe në jetë.

Programet tona janë të pasuruara me njohuritë nga NLP, Coaching dhe njohuri më të fundit në neuroshkencë.

Programi është i akredituar nga ana e Institucionit Ndërkombëtar të Mindfulness-In-Me, Institutes for Mindfulness Evolving. Kjo garanton cilësi të lartë dhe mundësi për përfitimin e një çertifikate ndërkombëtarisht të pranuar.

INTENSIVE MINDFULNESS

A dëshironi:

  • Të largoni stresin?
  • Të forconi sistemin tuaj imunitar?
  • Të zvogëloni ankthin dhe mendimet depresive?
  • Të ndërtoni qëndrueshmëri për të përballuar më mirë sfidat e jetës?
  • Të zhvilloni vetëdijen dhe rregullimin emocional?
  • Të rrisni fokusin dhe efikasitetin?
  • Të shijoni më shumë jetën dhe të jeni më të lumtur?
  • Të nxisni kreativitetin dhe të menduarit inovativ?
  • Të ndërtoni marrëdhënie më kualitative me të tjerët?
  • Të përmirësoni cilësinë e gjumit?

Atëherë, bashkangjituni në trajnimin tonë të çertifikuar ndërkombëtarisht- Mindfulness ku do të mësoni se si të praktikoni Mindfulness për të rritur në mënyrë drastike mirëqënjen tuaj të përgjithshme.

Mundësia për të ndjekur trajnimin:

  • Drejtëpërsëdrejti ose
  • Online.

Përfitimet nga trajnimi:

Ju do të rrisni aftësinë tuaj :

  • Për të përballuar stresin, dhimbjen dhe sfidat e jetës së përditshme;
  • Menaxhuar me kujdes ngjarjet shqetësuese me qetësi dhe mirëkuptim;
  • Për të qënë të fokusuar, të vëmendshëm dhe më produktiv;
  • Për tu ndjerë më të qetë, më të lumtur dhe më të plotësuar;
  • Të zhvilloni dhe të kujdeseni për rezistencën mendore dhe shëndetin e mire;
  • Ti menaxhoni emocionet dhe reagimet tuaja;
  • Të keni më shumë energji, të rrisni cilësinë e gjumit dhe vitalitetin tuaj;
  • Të mësoni më lehtë, ta përmirësoni koncentrimin dhe kujtesën;
  • Të ndjeheni më të relaksuar,me plot dashuri dhe marrëdhënie të shëndetshme me të tjerët;
  • Të jeni plotësisht prezent dhe të jetoni në çdo moment të jetës;
  • Të keni qasje në burimet tuaja të brendshme, të nevojshme për ndryshim;
  • Të zhbllokoni potencialin tuaj dhe të zhvillohni në personin që dëshironi të jeni.
  • Për të gjithë ata që duan të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe të përjetojnë më shumë gëzim, stabilitet, efikasitet dhe të ndihen të përmbushur në jetë;
  • Për ata që përjetojnë stres, ankth, lodhje, gjumë të dobët dhe duan ta ndryshojnë gjendjen e tyre duke mësuar strategji dhe teknika për të parandaluar stresin;
  • Për të gjithë drejtuesit dhe sipërmarrësit të cilët dëshirojnë të inkurajojnë më shumë kreativitet, angazhim dhe bashkëpunim në mjedisin e biznesit;
  • Për njerëzit të cilët dëshirojnë të rrisin kënaqësinë në punë, aftësinë për të marrë vendime më të mira dhe për të qënë më të suksesshëm;
  • Për të gjithë ata që duan të kenë një shëndet mendor stabil, qëndrueshmëri emocionale dhe fizike duke arritur vitalitetin e nevojshëm.  

Mindfulness Intensive është një program  profesional i akredituar ndërkombëtarisht nga institucioni amë  i Mindfulness-“ In-Me, Institutes for Mindfulness Evolving”, i cili garanton cilësi të lartë dhe profesionalizëm.

Ky program përfshin programin MBSR (një program për reduktimin e stresit të bazuar në trajnimin  Mindfilness) nga Dr. Jon Kabat-Zinn, i pasuruar  me njohuri nga NLP ( Neuro Linguistic Programming) dhe Coaching , si dhe me njohuritë më të reja  në fushën e neuroshkencës.

Vetë programi MBSR bazohet në trajnimin intensiv të Mindfulness, i cili është një kombinim i meditimit ose relaksimit të thellë mendor dhe fizik, vetëdijes trupore dhe yogës duke u bazuar në mësimin praktik dhe studimit se si trupi neurologjikisht përballet me stresin  dhe si mund ta mënjanojë atë.

Fillimisht ,40 vite më parë, ishte menduar  se si duhet të ndihmohen njerëzit me probleme shëndetësore kronike duke i mbështetur  ata në përballen e pasojave që vijnë nga dhimbja, sëmundjet dhe efektet e tyre të reflektuara në jetën e përditshme.. Sot, MBSR mësohet dhe praktikohet në të gjithë botën për të ndihmuar njerëzit të mësojnë të merren me sfida në të gjitha fushat e jetës.

Përveç njohurive të NLP dhe Coaching-ut, programi ynë ofron mënyra të shkëlqyera për të menaxhuar në mënyrë efektive mendimet, emocionet dhe sfidat e tjera në përditshmëri.

Programi ynë ju ofron mundësinë për të marrë një çertifikatë ndërkombëtarisht të njohur, në kuadër të programit In-Me, Institutes for Mindfulness Evolving.

Trajnimi është në kohëzgjatje prej 30 orësh mësim dhe punë praktike intensive, të organizuar në module të ndërlidhura për 10 javë radhazi.

Trajnimi është  praktik dhe përveç  30 orëve punë në grupe, praktika ditore është mbase përbërësi më i rëndësishëm për të arritur rezultatet e dëshiruara. Në aspektin krahasues, nëse duam të arrijme rezultate në përmirësimin e gjendjes tonë trupore nëpërmjet fitnesit, qëllimi do të arrihet vetëm nëse trajnimet janë të vazhdueshme dhe  të diciplinuara. Ashtu si do të kishim vepruar me trupin, duhet të veprojmë njësoj dhe me mendjen tonë.

Për këtë arsye, ju rekomandojmë që të ndani rreth 60 minuta për të ushtruar për çdo ditë. Kjo mund të jetë pengesa më e vështirë me të cilën do të përballeni në fillim të programit, por përvoja e kaluar ka treguar se praktikimi i Mindfulness arrin efikasitet më të madh, madje edhe në një ditë të ngarkuar, e cila teknikisht zvogëlon kohën e nevojshme për të kryer detyra të tjera.

E mrekullueshme, apo jo?

Duke marrë pjesë në programin Intensive Mindfulness ju përfitoni:

  • një trajnim interaktiv dhe intensiv praktik që zhvillohet në kohëzgjatje prej 10 javësh;
  • një manual me një libër pune dhe ditar aktiviteti që shoqëron trajnimin;
  • Inçizime MP3 të ushtrimeve praktike në gjuhën shqipe apo gjuhë maqedonase;
  • Marrja e çertifikatës së njohur ndërkombëtarisht “Mindfulness Intensive, In-Me”

Kushtet e nevojshme për çertifikim:

  • Rregullshmëria në trajnim – minimumi, realizimi i 80% të programit;
  • Ushtrime të përditshme praktike përveç trajnimit në grup;
  • Mbajtja e një ditari të aktiviteteve (ushtrime praktike).

Menaxhere e Programit dhe Mindfulness Master Trainer: Znj.Naile Elezi

Vendi: Trajnimi mund të zhvillohet Drejtpërsëdrejti ose Online

Gati për të ndryshuar jetën tuaj?

Rezervoni seancën tuaj të trajnimit sot!