NLP Communication

Dëshironi të keni një komunikim të përsosur dhe efektiv? Rezultatet e dëshiruara dhe të jeni të suksesshëm? Atëherë bëni përzgjedhjen e duhur me NLP Communication!

NLP Communication, Trajnim për përsosshmëri në komunikim

Jeni në pozita udhëheqëse , dëshironi që ekipi juaj të japë maksimumin, të mësoni të zbuloni potencialet e tyre dhe ti inkurajoni për te arritur qëllime ambicioze me plot entuziazëm , energji dhe përkushtim të madh!

Jeni përgjegjës për përzgjedhjen e kuadrove – mësoni metodat e vlerësimit të shpejtë të aftësive që nevojiten për pozita të caktuara!

Punoni në fushën e marketingut ose në shitje – mësoni si te komunikoni me klientët tuaj në menyrë efektive!

Mësoni si të përgatisni oferta që nuk do të mund të refuzohen nga klientët tuaj!

Pse duhet të përzgjidhni këtë program?

Neuro Linguistic Programming (NLP) për 30 vite radhazi konsiderohet si metodologjia më e suksesshme botërore në fushën e zhvillimit personal dhe përsosshmërisë në komunikim të aplikuar nga njerëzit më të suksesshëm dhe më të famshëm në nivel botëror.

Është një diciplinë praktike që përfshin një numër modelesh dhe teknikash për zhvillim të komunikimit dhe aftësive personale.

Përfitimet e këtij programi janë të shumta, sepse mundeson:

  • Mënjanimin e bllokimeve dhe paqartësitë në komunikim;
  • Komunikim të suksesshëm me individë të ndryshëm;
  • Prezantim të qartë të ideve;
  • Kuptimi i nevojave të të tjerëve;
  • Zhvillimi i përsosshmërisë në komunikim
  • Krijimi i marrëdhënieve kuptimplotë të biznesit me bazë besimi;
  • Synim në qëllim dhe zgjidhje;
  • Krijimi i rezultateve fituese per të dy palët ( win – win ).

Programi i plotëson standardet e njërit prej institucioneve kryesore të NLP-së në botë: IN –
International Association of NLP Institutes ma çka, garantohet cilësia.

Çka do të perfitojnë pjesëmarrësit nga ky program?

  • Përmirësimi i komunikimit verbal dhe joverbal;
  • Mënyrat si ti zhvillojmë shqisat dhe si të zhvillojmë fleksibilitetin;
  • Përputhshmëria me atë që po flasim dhe bëjmë;
  • Teknikat për të arritur një komunikim efektiv;
  • Mundësia e ngritjes së nivelit të ndikimit dhe suksesit;
  • Njohuri për ta kthyer kreativitetin dhe vizionin në qëllime dhe një plan të zbatueshëm;
  • Si të krijohen qëllime motivuese dhe të dobishme;
  • Të kuptuuarit e reagimeve dhe veprimeve të veta dhe të tjerëve;
  • Një platformë për krijimin e një atmosfere stimuluese në marrëdhëniet me të tjerët;
  • Përmirësimi i shkathtësive të paraqitjes.

Për kë është dedikuar programi NLP?

  • Udhëheqës dhe lider që deshirojnë të komunikojnë me sukses me njerëz të ndryshëm si
    dhe ti motivojnë dhe ti udhëheqin të tjerët ;
  • Njerëzit e biznesit që deshirojnë të përsosin aftësitë e tyre të komunikimit me qëllim që ta kuptojnë më mirë veten dhe të tjerët (kolegë, klientë, konsumatorë, furnizues);
  • Për të gjithë ato që duan të jenë shitës më të mirë, negociatorë, edukatorë ose prezantues;
  • Sipërmarrësit për të drejtuar kompaninë dhe të menaxhojnë suksesin në arritjen e qëllimeve;
  • Politikanët dhe personat publik që dëshirojnë të përmirësojnë aftesitë e tyre të prezantimit; 

Si është organizuar trajnimi?

  • Kohëzgjatja: Gjithsej 5 ditë trajnimi / 40 orë mësimi dhe punë praktike të organizuara në 5 module njëditore të ndërlidhura mes veti në distancë kohore prej 2-3 javësh.
  • Madhësia e grupit: maksimumi 14 pjesëmarrës.
  • Koha e trajnimit: Sipas marrëveshjes.
  • Vendi i trajnimit: vendoset nga klienti.

Tarifa dhe Kushtet:

  • Tarifa e Programit: 25.000 den / 5 ditë trajnimi për një grup me 14 pjesëmarrës
  • Tarifa nuk përfshin TVSH.
  • Në tarifë është përfshirë gjithashtu edhe përgatitja e programit, trajnimi ,materialet dhe broshura.

Cilat çështje kryesore do te përfshihen në trajnim ?

  • NLP Modeli i komunikimit;
  • Metoda e prezantimit 4-MAT;
  • Krijimi i raportit (urë e besimit dhe mirëkuptimit);
  • Mënyrat e komunikimit;
  • Zbulimi i shenjave joverbale të të tjerëve;
  • Aftësia për të vëzhguar dhe zhvilluar fleksibilitetin për të përmirësuar komunikimin;
  • Identifikimi dhe vlerësimi i gjuhëve të ndryshme të komunikimit nëpërmjet përdorimit të fjalëve dhe frazave verbale, si dhe lëvizjeve joverbale;
  • Njohja në cilën nivel neurologjik është një problem dhe si ta ndryshojmë të njëjtin;
  • Dallimi i dëshirës, qëllimeve dhe rezultateve;
  • Formulimi cilësor i qëllimeve personale dhe profesionale;
  • Arritja e suksesshme e qëllimit – programimi për sukses;
  • Zhvillimi i kreativitetit dhe zbatimi i strategjisë së kreativitetit në punë me qëllimet, projektet dhe ekipet përkatëse;
  • Kuptimi i situatës nga këndvështrimet e shumta duke zgjëruar mundësitë e veprimit dhe zgjidhjen me sukses të konflikteve;
  • Feedback pozitiv – kompetent dhe mbështetës;
  • Pranimi dhe dhënja konstruktive e Feedback –ut .
Gati për të arritur sukses me programin tonë NLP?

Rezervoni trajnimin tuaj sot!