NLP Master

NLP Master Practitioner Program është trajnim i nivelit të lartë në kuadër të programit NLP .

NLP Master

NLP Master Practitioner Program është trajnim i nivelit të lartë në kuadër të programit NLP . Trajnimi ju mundëson zhvillim personal në nivel më të lartë duke zhvilluar dhe adoptuar aftësi, teknika dhe strategji të reja në punë me njerëzit dhe në rrugën drejt arritjes së përsosmërisë personale.

Në këtë trajnim ju do të kuptoni NLP programin në një nivel më të thellë duke mësuar njëkohësisht shumë teknika të reja dhe duke kuptuar ndërlidhshmërinë në mes tyre.

Disa prej teknikave që ju do të keni mundësinë ti mësoni janë

  • Meta programet dhe Vlerat
  • Teknikat e Modelimit
  • Strategjitë
  • Metafora
  • Teknikat e avancuara të Vijës Kohore apo Timeline Techniques
  • Multilevel komunikimi
  • Konflikt management , model negocues
  • SOAR model
  • Trans teknikat,e teknika të tjera

Parakusht për të ndjekur trajnimin është që paraprakisht të keni përfunduar trajnimin NLP Practitioner. Trajnimi zgjat për 18 ditë me një total prej 130 orësh pune dhe ushtrime, të organizuara ne 6 module.

Cilësia e lartë e NLP Master Programës është e garantuar pasi Programi Master NLP është i akredituar dhe realizohet sipas kurrikulave nga institucionet kryesore udhëheqëse ndërkombëtare për NLP

  • EANLP – Asociacioni Evropian për NLP;
  • DVNLP – Deutscher Verband für NLP
  • IN – Internationale NLP Institute;
  • ICI – Internationale Coaching Institute.

Çertifikatat e fituara njihen në të gjithë botën.

Gati për të arritur sukses me programin tonë NLP?

Rezervoni trajnimin tuaj sot!