NLP Practitioner
NLP Practitioner
NLP practitioner është një program intensiv , metodik , transformues në të cilin do të mësoni se si të zbatoni teknikat e fuqishme të NLP në të gjitha aspektet e jetës suaj . Fokusi kryesor i prrogramit qëndron në zhvillimin e performancës personale si dhe në zhvillimin personal.
NLP, për gati 40 vite konsiderohet modeli psikologjik dhe mënyra më e njohur e komunikimit në botë, I cili na mundëson të permirësojmë dukshem kualitetin e jetës dhe të arrijmë sukses në të gjitha fushat e jetës .
Këtë e dëshmon aplikimi nga njerëzit më të suksesshëm në nivel botëror si :
Tony Robbins , Bill Gates , Bil Clinton , Tony Blair , Oprah Winfrey ,Steven Spielberg Andere Agassi , Micheal Jordan , Lily Allen , Robbie Williams e shumë të tjerë që suksesin e tyre ia dedikojnë NLP-së.
Kush jeni Ju? Çka është e rëndësishme për ju ? Cilat janë aftësitë tuaja unike dhe si mund ti përdorni ato në mënyrën e duhur për të arritur rezultatet e dëshiruara në çdo situate?
NLP Ju ofron
- Teknika menjëherë të zbatueshme me rezultate të mahnitshme;
- Komunikim efektiv dhe të suksesshëm me veten dhe bashkëbiseduesit;
- Dalje nga gjendja e padëshiruar emocionale si: pakënaqësia , hidhërimi , dhimbja , frustracionet e të tjera;
- Mënjanimi i sjelljeve të padëshiruara;
- Ngritja në karierë;
- Realizimi i qëllimeve dhe përcaktimi i tyre;
- Përfitimet në sferat e ndryshme si : mendimi kritik , menaxhimi me emocione , lehtësimi gjatë të mësuarit , komunikim dhe marrëdhënie me të tjerët , sukses , kreativitet;
Kujt i dedikohet?
Ky program i dedikohet çdo kujt që ka dëshirë dhe vullnet për të zhvilluar tiparet personale dhe profesionale.
NLP me sukses zbatohet në shumë lëmij si:
- Lidershipi,
- Biznesi
- Sektori i shitjes,
- Marketing,
- Arsim,
- Sport,
- Trajnim(coaching),
- Terapi ,
- Politikë ,
- Paraqitjet publike ,
- Art,
- Shkencë dhe në profesione të tjera si dhe në jetën e përditshme.
Organizimi i trajnimit
- Trajnimi, i cili karakterizohet nga një dizajn dhe përmbajtje të veçantë, mundëson një eksperiencë unike të të mësuarit dhe praktikës dhe hap rrugën për një transformim të qëndrueshëm.
- Trajnimi zgjat 130 orë, i organizuar në 10 module, në interval kohor prej 3-4 javësh . Modulet mbahen ditën e premte nga ora 17 – 21 dhe ditën e shtunë nga ora 9- 17.
- Në përputhje me nevojat e grupit, egziston mundësia e realizimit të 6 moduleve në interval kohor në mes moduleve 3- 4 javë. që mbahen ditën e premte pasdite, të shtunën dhe të dielën. .
- Përmbajtja dhe kohëzgjatja e trajnimit është e definuar me standarde dhe programe nga ana e asociacionit ndërkombëtar IN – International Association of NLP Institutes.
Pse Ju duhet të na zgjidhni NE ?
- Përvoja shumëvjeçare institucionale dhe profesionale
- Program I çertifikuar ndërkombëtarisht
- Trajner profesional
- Çertifikata të pranuara ndërkombëtarisht me mundësi për aftësim të mëtejshëm.