Neuro Linguistic Programming

Programimi neuro-gjuhësor është një mënyrë për të ndryshuar mendimet dhe sjelljet e dikujt, për të ndihmuar në arritjen e rezultateve të dëshiruara për ta.

Çka nënkupton NLP?

NLP është metodologji , qasje apo diciplinë praktike që na ofron dituri ,modele , teknika dhe shkathtësi në rrugën drejt zhvillimit personal dhe atij profesional.

NLP, për gati 40 vite konsiderohet modeli psikologjik dhe mënyra më e njohur e komunikimit në botë, I cili na mundëson të permirësojmë dukshem kualitetin e jetës dhe të arrijmë sukses në të gjitha fushat e jetës .

Zanafilla e NLP daton në fillim të viteve ’70, në Santa Cruz të Kalifornisë dhe lindi si pasojë e kuriozitetit të dy njerëzve të rinj , Richard Bandler, student i psikolgjjisë dhe matematikës dhe John Grinder, profesor i linguistikës , që ishin të fascinuar se si disa individë arrijnë suksese të dalluara në veprimtarinë që e kryejnë, cilat janë tiparet që posedojnë për të qënë të shkëlqyeshëm në komunimkimin dhe punën e përditshme me të tjerët dhe pikërisht duke qënë të mahnitur nga puna e tri psikoterapeutëve të asaj kohe, Fritz Perls Geshtal psikoterapeut , Virginia Satir Terapeut familjar dhe Milton Ericson Hypnoterapuet, vendosën që ta studiojnë këtë fushë me qëllim të gjetjes së modeleve për arritjen e suksesit në cilëndo fushë të jetës dhe mënyrën se si njerëzit e suksesshëm mendojnë dhe komunikojnë.

Sot, rezultati i punës së tyre NLP përdoret gati në të gjithë botën dhe e aplikojnë njerëzit më të suksesshëm siç janë: Tony Robbins, Bill Gates, Bill Clinton, Tony Blair, Oprah Winfrey, Steven Spielberg, Andre Agassi, Micheal Jordan, Lily Allen dhe Robbie Williams.

NLP apo Programimi neuroliguistik eshte një sistem praktik që na jep përgjigje se si duhet të perjetojmë veten dhe botën rreth nesh, si të krijojmë mendimet dhe ndjenjat tona dhe se si mendimet dhe ndjenjat tona ndikojnë në atë që bëjmë dhe flasim.

NLP ofron teknika që janë lehtësisht të zbatueshme në të gjitha fushat e jetës dhe të jeni të suksesshëm në atë që bëni.

Çka nënkupton fjala NLP ( Neuro Liguistic programming ) apo programimi neuroliguistik

N – Neuro ka të bëjë me faktin se çdo sjellje është rezultat i proceseve neurologjike të shqisave dhe ndjenjave .Ne të gjitha informata i pranojmë me anë të pamjes , ndëgjimit , prekjes , nuhatjes dhe erës, i përpunojmë , ju japim kuptim informativ dhe në bazë të saj reagojmë. Proceset neurologjike përmbajnë në vetvete jo vetëm procese mendore të padukshme por edhe reagimet fiziologjike të dukshme mbi ngjarjet .

L – Linguistikë i referohet gjuhës , sepse me anë te gjuhës ne i formojmë përvojat , mendimet, ndjenjat tona si dhe nëpërmjet gjuhës, komunikojmë me të tjerët.

P – programimi i referohet studimit të modeleve të mendimit dhe sjelljes që i përdorim në jetën e përditshme .

Zbatueshmëria e programit NLP

NLP me sukses ka gjetur zbatim në shumë fusha si: në lidership, biznes, në shitje, marketing, arsim, sport, coaching(trajnim) , terapi , politikë , paraqitje publike , art, shkencë ,në profesione të tjera si dhe në jetën e përditshme .

NLP zbatohet më se shumti në fushën e zhvillimit personal dhe të biznesit, dhe sot shumë njerëz në botë e studiojnë për t’u bërë më efektiv në fushën e tyre të veprimit.

NEUROLOGJIA

Komponentët fizikë, si dhe përbërësit mendorë dhe emocionalë të neurologjisë sonë

Të folurit

Gjuhësia ka të bëjë me gjuhën që ju përdorni, dhe më konkretisht, si komunikoni me të tjerët dhe më e rëndësishmja, si komunikoni me veten tuaj

Funksionimi

Përceptimi i mendjes tuaj si sistemi juaj i brendshëm operativ, Programimi është mënyra se si përvojat, mendimet dhe emocionet tona të së kaluarës ndikojnë në të gjitha fushat e jetës sonë

Brain Tree ofron trajnimet e mëposhtme si pjesë e disciplinës NLP

NLP Communication

NLP, për gati 40 vite konsiderohet modeli psikologjik dhe mënyra më e njohur e komunikimit në botë, I cili na mundëson të permirësojmë dukshem kualitetin e jetës dhe të arrijmë sukses në të gjitha fushat e jetës. Zanafilla e NLP daton në fillim të viteve ’70, në Santa Cruz të Kalifornisë dhe lindi… 

NLP Practitioner

NLP practitioner është një program intensiv , metodik , transformues në të cilin do të mësoni se si të zbatoni teknikat e fuqishme të NLP në të gjitha aspektet e jetës suaj . Fokusi kryesor i prrogramit qëndron në zhvillimin e performancës personale si dhe në zhvillimin personal.

NLP Master

NLP Master Practitioner Program është trajnim i nivelit të lartë në kuadër të programit NLP. Trajnimi ju mundëson zhvillim personal në nivel më të lartë duke zhvilluar dhe adoptuar aftësi, teknika dhe strategji të reja në punë me njerëzit dhe në rrugën drejt arritjes së përsosmërisë personale.

Gati për të arritur sukses me programin tonë NLP?

Rezervoni trajnimin tuaj sot!