Rreth Nesh

E përkushtuar për të ndihmuar individët dhe bizneset të arrijnë suksesin e duhur

JetëShkrimi

Naile Elezi NLP Master Trainer / Coach

Unë jam Naile Elezi, jetoj dhe veproj në Shkup (Maqedonia e Veriut)  ku  drejtoj një qendër trajnimi në fushën e zhvillimit profesional dhe personal . Në kuadër të punës së Qendrës  ofroj NLP Trajnime dhe këshillime për persona fizik dhe persona juridik( institucione private dhe publike) .

Gjatë jetës sime jam përballur me shumë sfida dhe situata nga më të ndryshmet,  nga të cilat kam mësuar dhe kam kuptuar se çdo përvojë na ndihmon të rritemi e të zhvillohemi  duke na ofruar resurse te reja që  do të na ndihmojnë në të ardhmen.   Dëshira për zhvillim personal dhe dëshira për t’ju ndihmuar të  tjerëve duke më orientuar  drejt studimeve ne Psikologji e krahas saj, edhe në edukime  plotësuese si Geshtalt psikoterapisë.

Në fillim të  karrieres sime  profesionale , për shkak të rrethanave të krijuara, u ballafaqova me situata dhe individë të cilët kishin kaluar në trauma nga më të vështirat, por, nëpërmjet përkushimit personal dhe terapive në grup, arrita të fitoj eksperinecën e duhur për të punuar më njerëz të ndryshëm. Në këtë periudhë, kam qënë  pjesë e  trajnimeve dhe edukimit të duhur në fushën përkatëse. Veprimtaria dhe angazhimi im në pozita udhëheqëse  në Organizata Ndërkombëtare si: IFRC&RC, IRI , Care International,UNDP e të tjera, më mundësuan rritjen e aftësive udhëheqëse dhe të lidershipit si dhe në menaxhimin me resurse njerëzore. Gjatë karrierës sime kam udhëhequr një organizatë joqeveritare që si objekt veprimi ka pasur mbështetjen psiko-sociale në vendet e pasluftës, në kuadër të  së cilës janë organizuar shumë seminare dhe janë trajnuar një numër i konsiderueshëm I personave nga rajoni.

 Angazhimi im në pozita udhëheqëse në Institucione  shtetërore më ka mundësuar  përforcimin e  aftesive personale në sferën e  lidershipit  si dhe më ka pajisur me  njohuri dhe kompetenca të reja në  fushën e menaxhimit  me procese  ashtu edhe me resurse njerëzore.

Përvoja ime në struktura të caktuara politike dhe partiake është disavjeçare.

Gërshetimi i eksperiencës  profesionale dhe asaj jetësore përcaktuan më së miri  orientimin tim drejtë aftësimit për trajnime në mënyrë profesionale.

Ndërgjegjësimi që suksesi dhe efikasiteti I individit dhe organizatave  të karakterit të ndryshëm jam në varësi  kryesisht nga motivimi dhe niveli i zhvillimit personal të individëve që e përbëjnë organizatën ,më çoi në lidhje të drejtpërdrejtë  programe si NLP, me çka,  pas realizimit të programit bazik NLP Practitioner sipas ABNL ( American Bord of NLP )  vazhdova edukimin tim te mëtejshëm  në programin  NLP  Master (ABNLP).

Hapat e rradhës në rrugëtimin tim professional vazhdojnë më edukimin për trajner nën ombrellën e e organizatave udhëheqëse ndërkombëtare  si INNLP , DWNLP , EUNLP ,HANLP dhe fitova  titullin NLP Master Trainer.

Përveç kësaj, ushtroj dhe detyrën e Coach-t, e licencuar nga ICI  ( International Coaching Institute , Berlin) si dhe NLP Coach.

Instituti Gjerman nga Hamburgu , Besser- Siegmund –Institute më ka mundësuar të fitojë licencën dhe posedimin e një çertifikate  Wingwave coaching.

Aftësitë kryesorë të cilat i posedoj janë: etika, profesionalizmi, përkrahja, konsistenca, fleksibiliteti dhe  përgjegjësia. Këto aftësi më mundësojnë të shikoj veten si një trajner i mirëfilltë, e orientuar drejt realizimit të qëllimeve të klientit.

Në të ardhmen , planifikoj të punoj në zhvillimin dhe rritjen  e qendrës  BrainTree – Neuro Business Training Centre me dëshirën dhe vizionin për t’u bërë qendra  rajonale udhëheqëse në këtë fushë . Qëllimet e mija janë të orientuara drejt rritjes dhe zhvillimit permanent në aspektin personal dhe professional dhe prandaj, në planet e mija prioritare qëndron aftësimi I mëtejshëm në këtë fushë.

Çertifikata

  • Mindfulness Master Trainer, In-Me – Institutes for Mindfulness Evolving
  • NLC Master Coach – Society for Neurolinguistic Coaching, Besser-Siegmund-Institut
  • Wingwave® Coach, Besser-Siegmund-Institute
  • NLP Master Trainer, IN – International Association of NLP Institutes
  • Magic Words – Besser-Siegmund-Institut
  • Coach (Life/Business/Sport/Health), ICI – International Association of Coaching Institutes
  • NLP Trainer, NLP Master i NLP Practitioner, EANLP – European association for NLP, DVNLP – Deutscher Verband für NLP i IN – International Association of NLP Institutes
  • NLP Practitioner (ABNLP) – The International Institute of Applied Psychology – Bureau Land, Holland
  • NLP Master (ABNLP) – The International Institute of Applied Psychology – Bureau Land, Holland
  • Katatimno imaginative coach, NLP & Coaching akademija dr. Nada Kaiser
  • Work – Health Coach, NLP & Coaching akademija dr. Nada Kaiser
  • Social and life counselor, health pedagogue, Austria (outgoing)

Aktivitetet dhe veprimtaria në kuadër të qendrës

Shkathtësitë në komunikim, Menaxhimi i stresit, Menaxhimi i suksesshëm i ekipit, Menaxhimi i kohës, Puna në ekip, Menaxhimi i ndryshimit, Motivimi i vetes dhe i të tjerëve, Aftësitë udhëheqëse, Menaxhimi i performancës, Mendimi Strategjik, Menaxhimi efektiv i takimeve, Vendimmarrja, Menaxhimi i qëllimeve dhe masat e performancës, Mentorimi, Ndikimi , Shkathtësitë në prezantim, Aftësitë e delegimit, Kompetenca emocionale, Barazia gjinore, e të tjera.

Rreth Nesh

BrainTree – Neuro Business Training Centre është një Qendër për trajnime dhe konsulenca, e orientuar në fushën e zhvillimit profesional dhe personal.

Veprimtaria jonë kryesore është realizimi i Trajnimeve NLP, të akreditura në nivel ndërkombëtar. Kjo qendër është gjithashtu e specijalizuar edhe në këshillimin për zhvillimin personal dhe organizativ , zhvillimin e aftësive te lidershipit , menaxhimit , komunikimit , prezentimit , shitjes si dhe në menaxhimin e resurseve njerëzore.

Qendra Brain Tree është e hapur për këshillimin dhe trajnimin e personave fizik ashtu dhe personave juridik.

Qendra BrainTree – Neuro Business Training Centre ështe themeluar nga znj.Naile Elezi që njëkohësisht është dhe udhëheqëse e kësaj qendre. 

Çfarë bëjmë ne?

BrainTree – Neuro Business Training Centre është një Qendër për trajnime dhe konsulenca e speicializuar veçanërisht në NLP dhe Coaching (siç është Wingwave Coaching).

NLP është metodologji , qasje apo diciplinë praktike që na ofron dituri ,modele , teknika dhe shkathtësi në rrugën drejt zhvillimit personal dhe atij profesional.

NLP, për gati 40 vite konsiderohet modeli psikologjik dhe mënyra më e njohur e komunikimit në botë, I cili na mundëson të permirësojmë dukshem kualitetin e jetës dhe të arrijmë sukses në të gjitha fushat e jetës.

Sot, rezultati i punës së tyre NLP përdoret gati në të gjithë botën dhe e aplikojnë njerëzit më të suksesshëm siç janë: Tony Robbins, Bill Gates, Bill Clinton, Tony Blair, Oprah Winfrey, Steven Spielberg, Andre Agassi, Micheal Jordan, Lily Allen dhe Robbie Williams.

Trajnimi është një tërësi metodash që mundëson arritjen e qëllimeve paraprakisht të përcaktuara. Trajneri përmes dialogut ndihmon klientët që të vendosin saktë një qëllim, të gjejnë mënyrën më të mirë për të arritur qëllimin dhe të zbulojnë potencialin e fshehtë të brendshëm që posedon individi. Trajneri, duke parashtruar pyetjet e duhura, orienton klientin të fokusohet në gjetjen e zgjidhjes për arritjen e garantuar të suksesit.

“Gjatë jetës sime jam përballur me shumë sfida dhe situata nga më të ndryshmet, nga të cilat kam mësuar dhe kam kuptuar se çdo përvojë na ndihmon të rritemi e të zhvillohemi duke na ofruar resurse te reja që do të na ndihmojnë në të ardhmen.”

- Naile Elezi -