Wingwave

Wingave është një trajnim i saktë i suksesit, performancës dhe emocioneve, për të gjithë ata që duan ti parandalojnë bllokimet emocionale, frikën, situatat stresuese, për të arritur dhe mbajtur performancën optimale në jetën e përditshme, në sport dhe në punë.

Çka është Wingwave?

WingWave® coaching është metodë e cila në mënyrë efikase dhe të shpejtë i mënjanon emocionet e bllokuara dhe stresin, e rrit krijimtarinë, aftësinë mendore dhe vetbesimin.

Wingwave Coaching është një metodë e njohur ndërkombëtarisht dhe njëkohësisht e mbrojtur nga Instituti gjerman, Institute – Besser – Siegmund, Hamburg, themeluesit e tij janë psikologë dhe psikoterapeut – Cora Besser-Siegmund dhe Harry Siegmund. 

Kjo metodë paraqet kombinim efektiv në këto tre drejtime të vërtetuara shkencërisht

Wingwave ndryshe i ashtuquajtur edhe coaching i emocioneve, shkaku se punohet me emocionet që janë ruajtur në situata të ndryshme të jetës, ngjarjet stresuese, trauma madje edhe në moshë shumë të hershme. Duke e aplikuar këtë metodë vjen deri tek mënjanimi i shpejtë dhe efikas i stresit si dhe  rrit nivelin e aftësisë mendore, kreativitetit, vetë-besimit dhe ndryshimin e bindjeve bllokuese.

Wingwave mund të përdoret në të gjitha situatat e padëshiruara që ju shkaktojnë shqetësime dhe dëshironi ti ndryshoni.
Me anë të kësaj metode mundësohet rregullimi dhe mënjanimi i stresit, emocionet e padëshiruara dhe njëkohësisht në mënyrë të shpejtë kjo reflektohet në shëndetin tuaj, atë mendor, emocional dhe fizik.

Wingwave është efikas tek njerëzit që kanë:

  • frikë nga dështimi, fluturimi, dentisti, vozitja, vetmia, braktisja, ndryshime në jetë, afërsia, vdekja, hapësira të mbyllura, lartësia e të tjera.
  • “Burn-out” apo harxhimi në punë
  • Kanë përjetuar një ngjarje traumatike
  • stres për shkak të aksidenteve ose traumave nga e kaluara
  • mos mundësia e kontrollimit të emocioneve siç janë: tërbim, agresion
  • panik, siklet, trishtim, dhimbje, pafuqi
  • ankth
  • depresioni dhe humbja e vullnetit dhe energjisë
  • fobi të ndryshme
  • tremë (shkollë, provim, provë, intervistë pune, performancë publike e të tjera.)
  • fikë nga marrëdhëniet si: (biznes, miq, partner, familje)
  • faji ose shqetësimi i vazhdueshëm për diçka ose për dikë
  • përkujdesje e përhershme për diçka ose dikë
  • dilemë dhe vështirësi në vendimmarrje
  • situatat e konfliktit
  • ndalimi ose tronditja para provimit, performancave  publike, garave e të tjera
  • rregullimi i veseve  të këqija (anorexia, trashje, bulimia, cigare, bixhozi, alkoholi e të tjera.)
  • mungesa e gjumit
  • mosbalancimi i obligimeve private dhe të punës.

Me anë të metodës Wingwave punohet në drejtim të përforcimit të ndjenjave dhe aftësive pozitive, duke u fokusuar në një qëllim konkret me qëllim të arritjes maksimale të rezultateve të dëshiruara.

Coaching-u në bashkëpunim me metodën Wingwave, ndihmon në aftësinë dhe mobilizimin e resurseve në situata të caktuara siç janë:

  • Përgatitja për të arritur një biznes të rëndësishëm dhe arritja e qëllimit të përcaktuar, p.sh. prezantimi i një produkti/shërbimi, performanca publike, negocimi me klientin.
  • Përgatitja për sport, vallëzim, aktrim dhe gara të ndryshme.
  • Sukses te garantuar, rezultate të shkelqyera.
  • Mobilizimi i potencialit dhe ‘tejkalimi i vetes’ për të kryer ndonjë aktivitet.
  • Zgjerimi dhe Aktivizimi i potencialeve personale.
  • Forcimi i sigurisë dhe vetëbesimit.
  • Programimi mendor i arritjes së qëllimeve profesionale, p.sh. kryerja e suksesshme e detyrave, shfaqjet më të mira në teatër, fillimi i suksesshëm i biznesit, suksese në fushen e artit.

Bindjet janë supozime të pavetëdijshme dhe të forta që përjetojmë si të vërteta. Egzistojnë bindjet që janë negative dhe kufizuese që e bllokojnë potencialin tonë në rrugën drejt arritjes së suksesit, lumturisë, shëndetit, arritjeve më të larta në të gjitha fushat e jetës.

Me anë të Wingwave Coaching, punohet në ndryshimin e bindjeve kufizuese, si për shembull:

  • Unë nuk jam mjaft i/e mirë.
  • Unë jam i/e pafuqishëm(e).
  • Unë nuk e meritoj dashurinë e vërtetë.
  • Paraja i prish njerëzit.
  • Për sukses, duhet të punojë shumë.
  • Unë nuk jam me fat.

Gjithashtu punohet në instalimin e bindjeve pozitive apo aktivizimin e burimeve që çojnë drej suksesit, si për shembull:

  • Jam një person i suksesshëm.
  • E meritoj  lumturinë.
  • Unë mund të arrij atë që dua.
  • Unë jam i denjë për dashuri.
  • Unë jap më të mirën nga vetja.
  • Unë jam një person i fortë dhe i qëndrueshëm.

Kujt i dedikohet?

Metoda Wingwave është e dobishme në të gjitha fushat e jetës dhe biznesit, nëse jeni një menaxher, punonjës, krijues, atlet, rekreator, sipërmarrës, balerin, aktor, mjek, artist ose student.

U dedikohet:

  • Personave me stres
  • Personat me frikë, panik, fobi, ankth
  • Persona të paqëndrueshëm, të bllokuar dhe të demotivuar
  • Menaxherë, udheheqës, sipërmarrës, fillestarë
  • Personalitete publike, politikanë, aktorë, artistë
  • Atletë
  • Njerëzve që kanë varshmëri nga ushqimi i tepërt, alkoholi, puna, bixhozi, narkotikët
  • Për personat që janë në disbalancë.

Mënyra e punës

Seanca është individuale, bëhet në komunikim të drejtpërdrejtë dhe zgjat rreth 1 orë. Përjetoni këtë mënyrë të fuqishme të zgjidhjes së frikës, shqetësimeve dhe bllokimeve, si dhe vendosjen e një ekuilibri të brendshëm, duke rritur besimin tuaj dhe suksesin e jetës tuaj!

Gati për të ndryshuar jetën tuaj?

Rezervoni seancën tuaj të trajnimit sot!